Këshilla për siguri jashtë shtëpisë

Trafostacionet, shtyllat dhe kabllot e energjisë elektrike, mund të jenë shumë të rrezikshme dhe fatale në qoftë se bini në kontakt me to. Andaj, për të qenë të sigurt, ju lutem lexoni me kujdes këshillat vijuese:

  • Vini re me kujdes pozicionin e të gjitha linjave ajrore elektrike para se të filloni punën;
  • Gjithmonë shikoni rrethinën tuaj për vendet e linjës së energjisë para se të bëni ndonjë punë të jashtme;
  • Energjia elektrike dhe uji janë shumë të rrezikshme. Mbani pajisjet elektrike larg nga uji, përfshirë shiun, tokën e lagësht dhe pishinat;
  • Njehsorët dhe pajisjet e tjera elektrike mund të vendosen në pjesën e jashtme të një shtëpie ose ndërtese. Njehsori mat sasinë e energjisë elektrike të shpenzuar, asnjëherë mos e prekni atë ose ndonjë pajisje tjetër elektrike të kompanisë KEDS;
  • Kini kujdes nga linjat elektrike ajrore kur lëvizni skelet ose makineritë dhe bëni kujdes të veçantë gjatë prerjes ose heqjes së pemëve;
  • Kini kujdes kur jeni mbi çati. Gjatë punës në çati mund të hasni në ndonjë linjë të energjisë elektrike. Shmangni ngritjen në këmbë dhe rastësisht prekjen e një linje me kokën ose shpatullën tuaj;
  • Mos harroni se ngritja e një vinçi ose ekskavatori mund të shkaktojë rrezik kur veproni afër një linje elektrike ajrore;
  • Kini kujdes me shkallët dhe objektet e tjera metalike. Kur përdorni një shkallë alumini, kontrolloni sipër jush për linjat e energjisë. Alumini është një përçues jashtëzakonisht i mirë i energjisë elektrike;
  • Shmangni çdo makineri që është në kontakt me linjat ajrore derisa kompania e energjisë elektrike të konfirmojë se kushtet janë të sigurta për të vepruar;
  • Mos vozitni automjet të lartë nën një linjë ajrore kur mund të gjeni rrugë alternative që është në dispozicion;
  • Mos përdorni platforma skelash ose shkallë, përveç nëse ato janë në një distancë të sigurt nga linjat ajrore;
  • Mos transportoni objekte të gjata nën linjat ajrore, përveç nëse ato barten në një pozicion horizontal;
  • Shkurtimi i pemëve rreth linjave të energjisë elektrike duhet të bëhet vetëm nga profesionistë të trajnuar;
  • Mos mbillni pemë apo diçka tjetër në afërsi të linjave të energjisë elektrike;
  • Mos hidhni gjësende në linjat elektrike. Kjo mund të shkaktojë lidhje të shkurtër dhe mund të përfundojë me lëndime;
  • Asnjëherë mos provoni të ngjiteni në shtylla, në çati, të nënstacioneve apo në objekte tjera që kanë energji elektrike;
  • Mos u afroni dhe as mos i prekni linjat e dëmtuara të rëna në tokë;
  • Binduni shenjave paralajmëruese. "TENSION I LARTË - RREZIK" dhe shenjave tjera paralajmëruese. Mbani mend, të gjitha pajisjet elektrike mund të jenë të rrezikshme.