Të gjitha projektet për barazi gjinore që do të ndërmerr kompania do të organizohen nën ombrellën e projektit me emrin “womEn”, që do të thotë “Women in Energy”. Pra, synimi ynë përmes këtij projekti është promovimi, forcimi dhe përkrahja e grave brenda kompanisë tonë, sektorit energjetik si dhe në komunitet.
Duke qenë pjesë e këtij procesi, KEDS do të jetë pjesë e ndryshimit, për të qenë pjesë e ndryshimit në radhë të parë ndryshimin duhet ta fillojmë nga vetja, duke ndryshuar veten ndryshojmë ambientin ku ne punojmë, duke ndryshuar ambientin e punës ne ndryshojmë dhe avancojmë vlerat e kompanisë, duke avancuar vlerat e kompanisë ne do të bëjmë më të mirën për qytetarët e Kosovës.