Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS) pronë e kompanive prestigjioze turke Çalik Holding dhe Limak ka nisur operimet më 8 maj 2013. Në bazë të licensave nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, KEDS ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në tërë territorin e Kosovës.

KEDS sh.a. është kompani që ka afro 2000 punëtorë, të cilët janë të angazhuar për të dhënë rezultate të dobishme, për të siguruar që kompania jonë të mbetet lider i industrisë energjetike në Kosovë dhe më gjerë. KEDS bën shpërndarjen e energjisë elektrike deri te konsumatori i fundit, menaxhon dhe mirëmban asetet në terren. Në kuadër të KEDS janë të përfshira te gjitha linjat e energjisë elektrike të tensionit të mesëm, tensionit të ulët dhe trafostacionet përkatëse me stabilimentet përcjellëse.                           

MISIONI

Të ndriçojmë Kosovën me koston më të ulët të mundshme, me teknologjitë më bashkëkohore dhe më efiçiente.

VIZIONI    

Përmes investimeve të vazhdueshme të rrisim kualitetin e jetës për secilin qytetar të Republikës së Kosovës.

VLERAT TONA

Të ofrojmë ekipe profesionale në shërbim të qytetarëve, siguri maksimale në punë dhe kontribut të pakursyer për komunitetit.

Sa i përket teknologjisë, KEDS është kompani e orientuar tërësisht në digjitalizim. Kompania operon paralel në dy sfera digjitale: 

SCADA - Program për operim të rrjetit, i instaluar tashmë në tërë Kosovën, ku rrjeti komandohet nga sistemi i centralizuar, përkatësisht nga një dhomë e vetme në objektin qendror të KEDS, dhe 

KOSOVANET - Program për monitorimin dhe menaxhimin e tërë infrastrukturës të rrjetit të shpërndarjes dhe fuqisë punëtore, ku shihet në monitor digjital në kohë reale çdo lëvizje në rrjetin elektrik.

Ne, sot dhe në vazhdimësi kërkojmë mënyra të reja dhe inovative për të maksimizuar vlerën e shërbimeve tona, duke investuar fuqishëm në rrjet dhe duke punuar me teknologjinë më të re dhe më moderne, që t’i plotësojmë kërkesat e tregut dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme energjetike. KEDS vazhdon të punojë të ketë një ndikim pozitiv në ekonominë e Kosovës sot dhe për brezat që do të vijnë.

Paralelisht me operimet në rrjet, KEDS është kompani e përkushtuar fuqishëm edhe në avancimin e vlerave të shoqërisë kosovare. Në jemi krenarë me projektim më madh në sferën e Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës për edukimin e të rinjve, KEDS Academy, sikurse me projektin WomEn që merret me avancimin e pozitës së gruas në shoqërinë kosovare. Krahas këtyre dy shtyllave, KEDS është aktiv edhe në sferat tjera të shoqërisë kosovare, duke e dhenë maksimumin për prosperitetin e saj.