Mirë se erdhët në Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike!
Tash që projekti juaj është para jetësimit, është e rëndësishme që objekti të ketë furnizim me energji elektrike. Furnizimi me energji elektrike bëhet përmes rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike të KEDS. Kyçja e objektit në rrjetin e shpërndarjes së energjisë do të mundësojë që ju të realizoni planet tuaja ndërtimore dhe ta bëni të gatshëm për banim atë objekt.
Konsumatorët të cilët kërkojnë kyçjen e objekteve të tyre në rrjetin e shpërndarjes të KEDS, duhet të paraqiten personalisht (ose me autorizim noterial) në sportelet e KEDS dhe të plotësojnë formularin për kyçje.
Hapat në vijim shpjegojnë aplikimin për lidhje të re:
- Formën për Lidhje të re mund ta shkarkoni këtu dhe ta sillni të plotësuar në sportel apo ta plotësoni në sportel kur bëni kërkesën;
- Në formular, përveç të dhënave personale të aplikuesit, duhet të deklarohet edhe adresa e objektit për të cilin kërkohet kyçja në rrjetin e shpërndarjes së KEDS. Për konsumatorët komercial nevojitet edhe numri i regjistrimit të biznesit;
- Pas shqyrtimit të formularit, KEDS do të bëjë inspektimet në objektin e aplikuesit dhe nëse plotësohen kushtet teknike, do të përpilojë një procesverbal të pranimit teknik dhe do të instalojë edhe njehsorin elektrik;
- Aplikuesi duhet të paraqitet në njërin prej dhe do të ekzekutojnë kyçjen e pikës matëse/njehsorit në rrjetin e KEDS, më së largu prej 48 orëve. Nuk do të lejohet asnjë kyçje e re nëse në vendin e njëjtë kemi një konsumator ekzistues, përveç në rastet kur kemi të bëjmë me ndarjen e objektit ekzistues në dy pika matëse/njehsorë.
Në vijim mund të gjeni më shumë informata për shërbimet tona dhe kërkesat që mund të keni: