KEDS ofron programe zhvillimi të karrierës së hershme të dizajnuara për të diplomuarit e rinj në universitete dhe shkolla të mesme. Implementimi i këtyre programeve ka për synim zhvillimin profesional dhe aftësimin në aspektin e udhëheqjes dhe menaxhimit korporativ.
 

Do të jetë një mundësi e mirë për të kualifikuarit që të punojnë së bashku me më të mirët, në ambiente pune, në projekte reale që prodhojnë rezultate reale. Programet e zhvillimit ofrojnë rotacione të strukturuara të punës përmes detyrave të shumta të rëndësishme dhe të ndryshme që rrisin ekspozimin dhe përvojën tuaj në një kohë sa më të shkurtër. 
 

Etika jonë e punës karakterizohet nga këto vlera: 

  1. Ekipe profesionale gjithmonë në shërbim të qytetarëve
     
  2. Siguri maksimale në punë
     
  3. Kontribut të pakursyer ndaj komunitetit, veçanërisht në edukimin e të rinjëve
     
  4. Ndërtimi i mardhënieve sa më të mira me kolegët, partnerët, dhe konsumatorët tanë
     
  5. Ekspertiza në fushat në të cilat punojmë
     
  6. Ndjekja e inovacionit dhe teknologjisë së fundit