Për çdo kërkesë tuajën 24/7 me ju!

Komunikimi me konsumatorët tanë është qenësor për ne. Duke qenë në komunikim të drejtpërdrejtë, ne jemi afër jush dhe njohim kërkesat tuaja. Që të jemi në çdo kohë me ju dhe për ju, kompania ka në funksion të plotë të gjitha kanalet e komunikimit. 

Për çdo informatë apo kërkesë rreth rrjetit, këto janë linjat tona të komunikimit:
                     

Emergjencat, thirr #1999

Për të marrë përgjigjje të shpejta në rastet emergjente dhe për të trajtuar këto raste sa më shpejt, kemi krijuar linjën emergjente #1999. Kjo linjë është e dedikuar vetëm për qëllime emergjente (zjarr, aksidente, etj.) dhe konsumatorët janë të obliguar ta përdorin këtë linjë vetëm për të raportuar çështjet që kanë të bëjnë me rrezikimin e jetëve dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga ekipet emergjente.

Thirrjet jo-emergjente nuk do të procesohen nga kjo linjë dhe konsumatorët do të ridrejtohen te Qendra e Thirrjes në numrin: 0800 791-00, prandaj ne ju lusim që t'i respektojnë këtë procedurë të rëndësishme, në mënyrë që linja emergjente të jetë e lirë vazhdimisht për telefonuesit emergjentë.

Njoftohu për punimet në rrjet

KEDS ka dispozicionin të konsumatorëve shumë mundësi informimi për punimet në rrjet:

Për t'u informuar me lokacionin dhe kohëzgjatjen e punimeve, vizitoni rubrikën Punime në rrjet. Kjo rubrikë azhurnohet në baza të rregullta ditore 24-48h para se punimet të ndodhin.

Po ashtu, punimet në kohë reale për të gjitha qytetet mund t'i shihni edhe përmes hartës së punimeve.

Për të pranuar punimet e planifikuara në telefonin tuaj, sa herë që vendbanimi juaj është i përfshirë në punime,  ju inkurajojmë të shkarkoni aplikacionin eKesco. Përmes aplikacionin ju do të pranoni njoftime 24-48h paraprakisht për punimet në vendbanimin tuaj.

Raporto keqpërdorimin

Keqpërdorimi i energjisë elektrike dënohet me ligjet e Kosovës. Ato dëmtojnë shtetin dhe konsumatorët e përgjegjshëm. Raporto keqpërdorimin përmes Qendrës së Thirrjes në numrin pa pagesë: 0800 791 00, përmes email-it, rrjeteve sociale, si dhe mund të vini në zyrat tona për t’i paraqitur ato. Raportimi juaj do të mbetet konfidencial.

Bëhu pjesa më e mirë e shoqërisë kosovare, raporto të keqen!

Na ndiqni në rrjetet sociale:

Për të mbajtur konsumatorët të informuar dhe për t’ju qëndruar afër, rrjetet tona sociale përditësohen në baza ditore. Shërbimet për konsumatorë në rrjetet sociale përmes mesazheve mund t’i merrni në orarin 8:00 – 16:30.

Instagram Facebook Twitter Youtube LinkedIn

 



 

Për çdo kërkesë tuajën, zyrat e KEDS i gjeni në të gjitha qytetet të Kosovës. Klikoni hartën më poshtë për të parë zyrën më të afërt të KEDS: