Projekti womEn

Nënshkrimi i parimeve (WEPs) nga UN Global Compact dhe UN Women më 8 Mars nga KEDS, është tregues i qartë që kompania është e zotuar të ndikojë fuqishëm në krijimin e pozitës së barabartë të gruas në shoqërinë kosovare.

Jemi kompania e parë në Kosovë që kemi nënshkruar këto parime, duke trasuar rrugën edhe për kompanitë e tjera kosovare që të na bashkohen në këtë iniciativë.

Të gjitha projektet për barazi gjinore që do ndërmarrim në vazhdimësi ndjekin udhëzimet e këtyre parimeve. Për këtë kemi krijuar edhe projektin e veçantë “womEn”, nën ombrellën e të cilit do të organizohen aktivitete të shumta, drejt emancipimit të gruas në vendin e punës dhe në shoqërinë kosovare.

Pra synimi ynë është që, përmes projektit "womEn" të kontribuojmë në fuqizimin dhe përkrahjen e grave brenda kompanisë, sektorit energjetik si dhe komunitetit. Duke qenë pjesë e kësaj iniciative, KEDS avancon tutje vlerat e kompanisë, si dhe vazhdon rrugën drejt krijimit të një ambienti të barabartë për të gjithë.

 

  • Të gjitha
  • Janar
  • Shkurt
  • Mars
  • Prill
  • Maj
  • Qershor
  • Korrik
  • Gusht
  • Shtator
  • Tetor
  • Nëntor
  • Dhjetor
  • Të gjitha
  • 2019
  • 2020
  • 2021
  • 2022