Nxitur nga dëshira për të rritur mundësitë e punësimit të të rinjve, si dhe duke parë nevojën për të mbështetur sistemin arsimor në Kosovë, në vitin 2014 KEDS ka lansuar programin në kuadër të përgjegjësisë sociale KEDS Academy, duke arritur rekord në kompani dhe Kosovë me jetëgjatësinë tashmë një dekadë të programit.

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) kryen aktivitetet e shpërndarjes së energjisë elektrike, prandaj ky program përgatitë njerëz të të kualifikuar për sektorin e energjisë në Kosovë.

57 studentë të gjeneratës së 10-të vazhdojnë praktikën e tyre në kompani, ndërsa në gjeneratën e 11-të vijojnë 18 studentë universitarë dhe 80 studentë të shkollave të mesme teknike, duke e rritur numrin e përgjithshëm të kësaj gjenerate në 98 pjesëmarrës.

Në gjeneratën e 11-të jemi partnerë për herë të parë me Qendrën për Energji dhe Qëndrueshmëri në kuadër të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëratat me studentët do të fokusohen në diskutime interesante rreth proceseve të gjelbra për qëndrueshmëri, energjitë alternative duke përfshirë energjinë e rinovueshme, situatën globale në lidhje me konsumin e energjisë dhe sfidat drejt tranzicionit të energjisë.

Ndërsa pjesa teknike e programit me nxënësit e shkollave profesionale, po mbajnë trajnime rreth sigurisë, ndërrimit të njehsore, si dhe funksionimin e aseteve elektroenergjetike dhe punën me to në praktikë.

Mbi 600 studentë kanë diplomuar nga programi ndërsa më shumë se gjysma e të diplomuarve tani janë të punësuar në KEDS dhe KESCO.

Programi i KEDS Academy është një projekt i suksesshëm që synon të ndërtojë një qendër të mundësive dhe mbështetjes për të rinjtë e Kosovës për t'i stimuluar ata drejt një të ardhmeje më të ndritshme në sektorin e energjisë dhe kudo në profesionet e tyre të zgjedhura.