Çfarë janë prosumatorët apo gjeneratorët për vetëkonsum?

Prosumatori është subjekt juridik apo person fizik që prodhon energji elektrike për vetëkonsum dhe mund ta ruajë dhe/ose ta tregtojë energjinë elektrike të tepërt (ose tepricat) në treg përmes rrjetit lokal. Prosumatorët janë prodhues dhe konsumues të energjisë elektrike. Ata prodhojnë energji elektrike përmes teknologjive të ndryshme, përfshirë panelet solare (fotovoltaike) dhe turbinat e vogla të erës.

Gjeneratorët për vetëkonsum janë prosumatorë që mund ta fusin tepricën e energjisë elektrike në rrjet për ta konsumuar në të ardhmen, apo ta paguajnë furnizuesin për energjinë elektrike të konsumuar nga rrjeti kur vetëkonsumi nuk mbulon nevojat e tyre.

Ka shumë dobi të rëndësishme nga të qenit prosumatorë apo konsumatorë vetëprodhues:

  1. Reduktimi i faturave të energjisë elektrike

  2. Pavarësimi i furnizimit me energji

  3. Trajtimi i ndryshimeve klimatike

  4. Siguria e furnizimit

  5. Rritja e aftësisë konkurruese të biznesit

  6. Mbështetja e punësimit lokal

Kush ka të drejtë të bëhet prosumator apo prodhues për vetëkonsum?

Çdo konsumator i regjistruar që i plotëson kriteret e mëposhtme:

  • I kyçur në nivelin 0.4kV
  • Ka gjeneratorë të burimeve të ripërtëritshme të energjisë (BRE-ve) me kapacitet deri në 100 kW (≤100 kW)

Hapat për tu bërë prosumator në Kosovë:

Faza 1: Aplikoni dhe merrni autorizimin nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE-ja).

Për të aplikuar dorëzoni dokumentet në vijim:

  • Pëlqimin për kyçje në rrjet
  • Pëlqimin nga komuna përkatëse
  • Konsumi vjetor i energjisë
  • Vlerësimi vjetor i prodhimit të energjisë (kWh) nga gjeneratori

Faza 2: Pasi të autorizoheni nga ZRrE-ja, aplikoni në KEDS dhe te furnizuesi për ta marrë statusin e prosumatorit.

Për të aplikuar dorëzoni këto dokumente:

1. Aplikoni në komunën përkatëse për Pëlqim Urban (Kërkesa për Pëlqim Elektroenergjetik)
2. Aplikoni në KEDS (Autorizimi i klientit për instaluesin/zhvilluesin e projektit)
3. Merrni nga furnizuesi juaj (KESCO) këtë informacion ( Licenca e kompanisë projektuese (profili elektroenergjetik), dhe diploma e inxhinierit zhvillues të projektit)
4. Merrni nga projektuesi i sistemit solar (Projekti elektrik)

 

Për një shpjegim më të plotë për dokumentet e nevojshme, luteni ta shkarkoni këtë udhëzues:

not found