Çdo konsumator i cili nuk shfrytëzon energjinë elektrike për nevoja shtëpiake apo rezidenciale, hyn në grupin e konsumatorëve komercial.

 

Për konsumatorët komercial me fuqi elektrike të njëkohshme më të vogël se 15 kW apo për objektet e tyre që gjenden në largësi më të vogla se 80m (apo më së largu 2 shtylla elektrike), nga pika më e afërt e kyçjes, do të ndiqet procedura e përgjithshme e përshkruar te Konsumatorët e rinj, ndërsa të gjitha rastet tjera duhet të ndjekin procedurat përmes pëlqimit elektro-energjetik.

Hapat në vijim shpjegojnë aplikimin për pëlqim elektroenergjetik:

  1. Aplikuesi duhet të dorëzojë në KEDS projektin elektrik në të cilin do të paraqitet edhe fuqia maksimale e angazhuar.

  2. KEDS përmes inxhinierëve do të përgatisë pëlqimin elektro-energjetik (PEE), ku do të përshkruhen edhe kushtet e kyçjes.

  3. Aplikuesi pas marrjes së PEE* duhet me mjete vetanake të bëjë realizmin e projektit të kyçjes, ndërsa KEDS do të bëjë monitorimin dhe pranimin teknik.

  4. Aplikuesi së bashku me procesverbalin e pranimit teknik duhet të paraqitet te njëri prej furnizuesve të licencuar për furnizim me energji elektrike, duke bashkangjitur procesverbalin e pranimit teknik dhe njëkohësisht duhet të nënshkruajë edhe kontratën për furnizim me energji elektrike.

  5. Pas aplikimit dhe nënshkrimit të kontratës për furnizim nga ana e juaj, ekipet e KEDS do të pranojnë kërkesën nga furnizuesi dhe do të ekzekutojnë kyçjen e pikës matëse në rrjetin elektrik të KEDS më së largu prej 48 orëve.

*PEE - Pëlqim elektro-energjetik