Shfrytëzimi i energjisë elektrike plotësisht për nevoja personale apo familjare, përcakton konsumatorët shtëpiak.

 

Punët e përditshme në shtëpitë tona nuk do të mund të kryheshin pa furnizim me energji elektrike. Kyçja e objektit të banimit në rrjetin e shpërndarjes së KEDS, mundëson funksionimin e rregullt të pajisjeve shtëpiake.

Si të bëhem konsumator i ri, në përjashtim të rasteve të cilat objekti gjenden në lokacione, ku KEDS nuk ka shtrirje apo kur pika më e afërt e kyçjes gjendet në largësi më të largët se 80m (apo së paku 2 shtylla elektrike)?
 

  1. Në raste të tilla aplikuesit duhet të ndjekin procedurat tjera, respektivisht të aplikojnë për pëlqim elektro-energjetik (PEE).

  2. Pasi ta kemi aplikacionin e tyre për PEE ekipet e specializuar të inxhinierëve të KEDS, do të bëjnë inspektimin e vendit dhe do të përshkruajnë në PEE një zgjidhje teknike për kyçje të objektit të aplikuesit.

  3. Aplikuesi pas marrjes së PEE duhet me mjete vetanake të bëjë realizimin e projektit të kyçjes, ndërsa KEDS do të bëjë monitorimin dhe pranimin teknik.

  4. Aplikuesi së bashku me procesverbalin e pranimit teknik duhet të paraqitet te njëri prej furnizuesve të licensuar për furnizim me energji elektrike, duke bashkangjitur procesverbalin e pranimit teknik dhe njëkohësisht duhet të nënshkruajë edhe kontratën për furnizim me energji elektrike.

  5. Pas aplikimit dhe nënshkrimit nga ana juaj, ekipet e KEDS do të pranojnë kërkesën nga furnizuesi  dhe do të ekzekutojnë kyçjen e pikës matëse në rrjetin e KEDS, më së largu prej 48 orëve.