Viteve të fundit KEDS është duke investuar në vazhdimësi në linjat nëntokësore. 

Me qëllim të informimit të operatorëve të ndryshëm për lokacionin e linjave nëntokësore të energjisë elektrike, kemi përgatitur disa rekomandime:

  • Së pari ju duhet t’i hiqni dyshimet për sigurinë e terrenit në të cilin doni të gërmoni!
  • Sigurohuni që ajo zonë ku ju do të kryeni punime nuk ka kabllo nëntokësore, duke e marrë informatën zyrtare ose konfirmimin nga sportelet e KEDS.
  • Jini të vetdijshëm që nëse nuk e verifikoni që lokacioni është i sigurt për gërmim, mund të dëmtoni kabllot nëntokësore, të cilat mund të jenë të rrezikshme për jetë dhe njëkohësisht mund të lënë një numër të madh të konsumatorëve pa energji elektrike.
  • Në momentin kur një person fizik ose një kompani shkakon dëme në rrjet gjatë gërmimit nën tokë, hapet rast në polici dhe personi ose kompania mund të ndiqet penalisht.
  • Për çdo dëm të shkaktuar në rrjet nga pakujdesia, përgjegjësia materiale bartet te personi fizik/apo kompania që e ka shkaktuar atë.
  • Mos harroni se një kabllo e dëmtuar mund të shkaktojë lëndime serioze madje fatale, të shkaktojë ndërprerje të furnizimit me energji dhe të shkaktojë dëme të mëdha materiale në riparim.