Rrobalarësja
- Mënyra e parë e kursimit është përdorimi më i madh i pajisjeve elektroshtëpiake gjatë tarifës së ulët.
- Makinat vendosni në vende të thata e kurrsesi në vende me lagështi, sepse lagështia përçon rrymën dhe paraqet rrezik, gjithashtu kontrolloni a janë në rregull telat e rrymës, kabllot, spinat. Po ashtu kujdesuni që gypat për marrjen dhe zbrazjen e ujit të jenë të vendosura mirë.
- Preferohet që çdo herë makinat larëse t’i mbushni plot para se t’i lëshoni në përdorim, por nëse makina është gjysmë e mbushur, atëherë përdorni programin ekonomik. Shpenzimi i energjisë elektrike është i njëjtë qoftë me ngarkesë të plotë, qoftë me gjysmë ngarkesë.
- Makina e rrobave shpenzon energji elektrike për të ngrohur ujin. Nëse e njëjta pajisje i lan rrobat me ujë të ftohtë kjo do të reduktojë koston e shpenzimeve të energjisë elektrike.
Enëlarësja
- Nëse keni vendosur të blini makinë të re për larjen e enëve, makinë për larjen apo tharjen e rrobave, atëherë orientohuni në produkte më cilësore dhe më ekonomike, shikoni udhëzimin e prodhuesit ku janë të shkruara karakteristikat kryesore dhe pastaj vendosni cila është më ekonomike.
- Vendosjen e enëlarëses bëjeni në vende të thata e kurrsesi në vende me lagështi. Gjithashtu kujdesuni që gypat për marrjen dhe zbrazjen e ujit të jenë të vendosur mirë.
Frigoriferi
- Në shtëpi frigoriferin mbajeni larg pajisjeve që lirojnë nxehtësi, mbajeni atë në vendin më të ftohtë në shtëpi, kështu kujdeseni që temperaturat e ulëta të qëndrojnë konstant.
- Përpara se të fusni ushqimin në frigorifer, lëreni të ftohet, ushqimi i nxehtë kërkon më shumë energji elektrike për t’u ngrirë.
- Mos lejoni lagështi në frigorifer, mbuloni enët e ushqimit, pastroni pikat e ujit nga të gjitha enët dhe shishet që i vendosni në të.
- Mos lejoni të formohet trashësi e akullit në frigorifer dhe ngrirës, shkrini dhe pastroni ato, sepse do të jenë më efektiv dhe më ekonomik.
- Derën e frigoriferit apo të ngritësit mbani të hapur sa më pak që është e mundur dhe bëhuni të kujdesshëm që dera të jetë mirë e mbyllur, sepse depërton ajri i ngrohtë dhe humbet freskia, kështu që atyre ju duhet më shumë kohë për të rikthyer gjendjen paraprake.
Ndriçimi
- Zgjidhni poçat e duhur. Llambat LED janë më efiçiente për përdorimin e energjisë elektrike. Ata përdorin 75% më pak energji elektrike sesa llambat inkandeshente dhe zgjasin 25 herë më shumë;
- Instaloni sensorë automatikë që funksionojnë me detektim të lëvizjes për ndriçimin e jashtëm;
- Mënyra më e mirë për të filluar të kurseni energji elektrike është të fikni dritat në dhomat që nuk i shfrytëzoni;
- Është gjithashtu e rëndësishme të keni dritë të mjaftueshme në dhomë, as më shumë e as më pak, provoni të keni shpërndarje të barabartë të dritës;
- Hapni roletat apo perdet e dritareve për të lejuar dritën e diellit të hyjë brenda, ndonjëherë drita e diellit mund të ndriçojë më shumë se llambat e zakonshme;
- Pastroni pluhurin nga poçat elektrik. Sa më i pastër poçi, aq më shumë dritë përhap në dhomë;
- Kur jeni duke lexuar në një vend të veçantë ndriçoni vetëm vendin që ju duhet duke e përdorur një llambë tavoline, në vend që të ndriçoni të gjithë dhomën.