Pajisjet për zyrë

  • Ndalni klimën, llambat në tavolinën tuaj dhe ndonjë pajisje tjetër që nuk e përdorni kur punoni.
  • Në fund të orarit të punës fikni të gjithë kompjuterët, monitorët, printerët, shrederin. Të njëjtën gjë e bëni edhe gjatë fundjavës kur ju nuk jeni në zyrë.
  • Gjatë blerjes së pajisjeve për zyrë, kujdesuni që ju të merrni pajisje që kursejnë energjinë elektrike.
  • Nëse keni kuzhinë në ambientet e punës, kujdesuni që të mos lini pajisje dhe drita të ndezura pa nevojë.
  • Ngrohëset në zyrën tuaj lini në temperaturë konstante, kështu shfrytëzojnë më pak energji elektrike.