Ngrohja

Dimri është ajo koha e vitit kur bien temperaturat dhe secili nga ne dëshiron të ndjehet ngrohtë. Temperatura e rehatshme e dhomës gjatë dimrit parashihet të jetë 18 deri më 21 gradë. Më poshtë gjeni disa këshilla kursimi që mund t’iu hyjnë në punë për ngrohje të shtëpisë gjatë stinëve të ftohta:


•    Radiatorët apo nxehëset tuaja duhet t’i mbani në temperaturë konstante dhe mos i përdorni në dhomat apo zyrat që nuk i shfrytëzoni.
•    Kujdesuni që bojleri në shtëpinë tuaj të mos jetë shumë i vjetër dhe të jetë sa më funksional. 
•    Përdorni dritën natyrale të diellit për të ngrohur dhomat e shtëpisë tuaj, sa herë që është mundësia dhe për të ruajtur atë nxehtësi, lëshoni perdet.
•    Mbani dyert e dhomës apo zyrës tuaj mbyllur për ruajtjen e nxehtësisë.
•    Nëse nuk jeni në shtëpi apo zyrë për disa ditë, shkyçni termot dhe radiatorët.
•    Nëse e vendosni termostatin pak shkallë më ulët se zakonisht, atëherë ju do të kurseni rreth 10% të shpenzimeve mujore në ngrohje.
•    Para se të flini, zvogëloni temperaturën e termostatit, sepse është më e shëndetshme dhe do të kurseni energji elektrike.