Ndriçimi
Gjeni disa këshilla lehtë të aplikueshme për të kursyer energji elektrike në shtëpinë tuaj.
- Zëvendësoni dritat inkandeshente, të ngrohta, (poçet elektrikë të zakonshëm) me dritat fluoreshente, të ftohta (të neonit).
- Dritat fluoreshente (të neonit) shfrytëzojnë më pak energji elektrike dhe qëndrojnë më shumë se dritat e zakonshme inkandeshente, pra janë shumë më ekonomike.
- Fikni dritat në dhomat që nuk i shfrytëzoni.
- Gjithmonë gjatë ditës, lëreni dritën e diellit të reflektojë përmes dritareve të shtëpisë apo banesës. Drita natyrale ulë shpenzimet e panevojshme të energjisë elektrike.
- Pastroni poçet në shtëpi, dhe bëni të njëjtën gjë edhe në zyrën tuaj, fuqia e tyre bie nëse ata janë të mbuluar nga pluhurat apo papastërti të tjera.
- Nëse keni mundësi vendosni censorë që fikin dritat në mënyrë automatike atëherë kur nuk ju duhen (si p.sh dritat e oborrit). Një gjë e tillë mundëson kursimin e energjisë kur ju dilni nga zyrat apo shtëpitë tuaja.
- Në hapësirën e jashtme nëse nuk është e domosdoshme, mos lini shumë drita të ndezura.