Shkaku

Shkaktarët më të shpeshtë të shkëndijave apo zjarrit në përçuesit elektrik kanë të bëjnë me kushtet atmosferike të cilave u ekspozohen, siç janë stuhitë dhe erërat e forta, por edhe akulli dhe bora mund të kenë ndikim të tillë zjarrvënës.

Pasoja

Pavarësisht nëse nga përçuesit janë duke dalë shkëndija, kanë marrë flakë apo përçuesit vetëm janë rrëzuar në tokë, gjithmonë duhet të qëndroni së paku 8-10 metra larg nga vendi i ngjarjes. Nëse dëmtohen apo rrëzohen përçuesit elektrik, lehtë mund të vijnë në kontakt me pemët apo materialet tjera që gjenden afër dhe kjo mund të rezultojë në dëme të mëdha.

Preventiva

Është e rëndësishme të dini që përçuesit elektrik dëmtohen në raste të rralla, mirëpo nëse kjo ndodhë, gjendja është serioze dhe duhet të trajtohet me kujdes maksimal.

Nëse vëreni një rast të tillë, sigurohuni që gjendeni në një vend të sigurt dhe menjëherë telefononi në Qendrën e Thirrjeve të KEDS. Ekipet tona shumë shpejtë do të dalin në terren për ta konstatuar gjendjen, si dhe për ta eliminuar çdo rrezik të mundshëm.

Faktorët e tillë të jashtëm janë të pashmangshëm, kështu që ne duhet të kemi kujdes maksimal për jetën tonë dhe të atyre përreth kur kemi të bëjmë me raste të ngjashme. #Sigurianërrjet