Ndonjëherë rrufeja mund të dëmtojë asetet energjetike dhe të shkaktojë ndërprerje të paplanifikuar të energjisë.

Meqenëse kushtet atmosferike janë përtej kontrollit tonë, rrjeti elektrik i KEDS-it është i dizajnuar teknikisht - që të minimizojë sa më shumë ndikimin e goditjeve të rrufesë, si dhe në përgjithësi të ndikimeve atmosferike.

Kështu që përgjatë rrjetit shpërndarës elementet mbrojtëse janë të instaluara me qëllim që të mbrojnë asetet elektroenergjetike nga dëmet e mëdha që mund të shkaktojë goditja e papritur e rrufesë.

Për këtë arsye, kur mirëmbajmë linjat e energjisë elektrike, ne përdorim teknika të reja për të rritur qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike, që në rast se kushtet atmosferike kanë potencial për të shkaktuar dëme në asete, kjo të ketë sa më pak ndikim te konsumatorët.

Aty ku një situatë e tillë është e pashmangshme, inxhinierët tanë dalin në vendin e ngjarjes për të gjetur dhe rregulluar çdo defekt sapo që njoftohen për rastin.

Ju lutemi që gjithmonë të trajtoni asetet energjetike si të rrezikshme dhe të qëndroni larg tyre.

Për të raportuar gjendje të këtilla në terren, thirr në Qendrën e Thirrjeve së KEDS, në numrin 0800 791 00.