Varësisht nga madhësia, lloji i bojlerit, anëtarët e familjes, si dhe kohën që qëndron i ndezur bojleri, sipas një mesatareje bojleri në shtëpitë tonë shpenzon diku prej 30 deri në 50% të faturës mujore gjatë sezonit të verës, dhe 40 deri në 60% gjatë stinës së dimrit, kuptohet jo në rastet kur edhe ngrohja qendrore është me energji elektrike.

Një alternative mjaft e rekomandueshme për kursimin e energjisë elektrike në këtë rast është instalimi i sistemeve diellore për ngrohjen e ujit.

Ngrohësit diellor të ujit shfrytëzojnë energjinë diellore për ngrohjen e ujit dhe kanë dy komponentë kryesorë: një kolektor diellor dhe një rezervuar.

Kolektori diellor montohet në çatinë e një ndërtese. Sistemet diellore të ngrohjes së ujit mund të prodhojnë mjaftueshëm ujë të nxehtë për të përmbushur shumicën e nevojave tuaja ditore për ujë të ngrohtë.

Përfitimet e instalimit të sistemit diellor për ngrohjen e ujit:

  • Reduktimin deri në 80% të energjisë që më parë shfrytëzohej për ngrohjen e ujit.
  • Shfrytëzimi i energjisë së ripërtëritshme duke zvogëluar kështu emetimin e dioksidit të karbonit.
  • Jetëgjatësia e këtyre sistemeve solare është mesatarisht mbi 15 vite.
  • Kthimi i investimeve është 3-4 vite.
  • Një sistem i tillë ka fare pak nevojë për mirëmbajtje.

Disa lloje konfigurimesh janë në dispozicion me kosto të ndryshme, si dhe në Kosovë operojnë kompani që mundësojnë instalimin e sistemeve të tilla diellore.

Kostoja mesatare e instalimit te një sistemi diellor për ngrohjen e ujit me kapacitet 150l për një familje 4-6 anëtarësh është 600 – 800€.

Lexo edhe: Prosumatorët apo gjeneratorët për vetëkonsum