Për Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, dy inxhinieret tona Drenusha Gashi dhe Sidorela Dodaj patën një diskutim informativ e të ngrohtë me çikat maturante të drejtimeve shkencore rreth mundësive të shumta për karrierë në fushat inxhinierike.

Drenusha menaxhere n'Departamentin e Digjitalizimit dhe Sidorela, menaxhere e Burimeve të Ripërtëritshme në KEDS, diskutuan me nxëneset e shkollave Gjimnazi "Xhevdet Doda" dhe Gjimnazi "Sami Frashëri" për mundësitë e shumta profesionale që studimi i inxhinierisë mund të sjellë për #vajzat.

Çikat na treguan edhe përcaktimet e tyre në karrierë, disa nga to pas këtij takimi, e konsideruan edhe më shumë fushën e inixhnierisë si opsion për studimet e tyre akademike. Pas diskutimit, vizituam Sistemin digjital SCADA, nga ku monitorohet rrjeti elektrik i krejt Kosovës dhe më pas vazhduam me një mini koktej dhe disa mini dhurata të përgatitura për vajzat.

Në fund të aktivitetit, shkuam në librari ku së bashku me disa prej vajzave përzgjodhëm disa tituj të librave fuqizues për temën e sotme, si dhuratë nga ne për biblotekat e shkollave të tyre

Zëri jonë jehon bujshëm në përpjekjen kolektive të motivimit të vajzave të reja që të zgjedhin profesione shkencore duke thyer barrierat gjinore dhe duke ju dhënë hapësirë vajzave që të shkëlqejnë edhe ne shkenca ekzakte, që njëherit janë edhe kombinim i logjikës edhe kreativitetit, siç tha edhe Drenusha gjatë diskutimit.