Çfarë janë prosumatorët apo gjeneratorët për vetëkonsum?
Vet-konsumator i burimeve të Ripërtërishme apo Prosumatori - nënkupton konsumatorin fundor që operon brenda hapësirave të tij të vendosura brenda kufijve të ngushtë, që prodhon energji elektrike të Ripërtërishme për konsum vetanak, si dhe i cili mund të ruajë ose shesë energji elektrike të Ripërtërishme të prodhuar nga vetë ai, me kusht që, për një vetë-konsumator të burimeve të Ripërtërishme jo-familjar, këto veprimtari nuk përbëjnë veprimtarinë e tij kryesore tregtare ose profesionale.
Ka shumë dobi të rëndësishme nga të qenit prosumatorë apo konsumatorë vetëprodhues:
- Reduktimi i faturave të energjisë elektrike
- Pavarësimi i furnizimit me energji
- Trajtimi i ndryshimeve klimatike
- Siguria e furnizimit
- Rritja e aftësisë konkurruese të biznesit
- Mbështetja e punësimit lokal
Kush ka të drejtë të bëhet prosumator apo prodhues për vetëkonsum?
Të drejtë aplikimi ka çdo konsumator fundor i energjisë elektrike i cili është i regjistruar tek Furnizuesi si dhe është i kyçur në nivelin e tensionit të ulët (TU) 0.4kV dhe nivelet e tensionit të mesëm (TM) 6kV, 10kV, 20 kV dhe 35kV.
Për prosumatorët brenda skemave mbështetëse vlejnë kriteret:
- Konsumatorët rezidencialë (0.4 kV) — kufiri është deri në 7 kW.
- Konsumatorët komercialë pa matje të fuqisë reaktive (0.4 kV) — kufiri është deri në 15 kW.
- Konsumatorët komercialë me matje të fuqisë reaktive (0.4 kV) — kufiri është deri në 100 kW.
- Konsumatorët komercialë të lidhur në nivele më të larta tensioni — kufiri është deri në 200 kW.
Hapat për tu bërë prosumator në Kosovë:
Faza 1: Kërkesa për Pëlqim Elektroenergjetik
- Aplikacioni për konsumatorë prodhues;
- Autorizimi i klientit për instaluesin/zhvilluesin e projektit;
- Licenca e kompanisë projektuese (profili elektroenergjetik), dhe diploma e inxhinierit zhvillues të projektit;
- Projekti elektrik
Faza 2: Aplikoni dhe merrni autorizimin nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE-ja) për të fituar statusin e prosumatorit. Për të aplikuar dorëzoni dokumentet në vijim:
- Pëlqimin për kyçje në rrjet
- Pëlqimin nga komuna përkatëse (përjashtuar kapacitetet për konsumator familjar deri në 7kW sipas UA nr. 15/2023)
- Konsumi vjetor i energjisë
- Vlerësimi vjetor i prodhimit të energjisë (kWh) nga gjeneratori
Faza 3: Kërkesë për Aprovim të Projektit, Leje – Hyrje
- Projektin Elektrik të kyçjes (2 kopje fizike)
- Formularin e Leje-Hyrjes
- Formularin për Aprovim të projektit.
Faza 4: Kërkesa për Pranim Teknik
- Kërkesën zyrtare për pranimin teknik.
- PEE dhe zgjidhja teknike;
- Projekti elektrik i kyçjes i aprovuar nga KEDS;
- Vendimin i lëshuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE);
- Formulari i Leje-Hyrjes i aprovuar;
Faza 5: MARRËVESHJA PËR KYÇJE ME KEDS
- Nënshkrimi i marrëveshjes për kyçje mes KEDS dhe prosumatorit
Faza 6: Kërkesa për ndërrim të njehsorit
- Kërkesa bëhet në Njësinë e Përkujdesit në Distriktin përkatës
Faza 7: Nënshkrimi i marrëveshjes për vet-konsum me furnizuesin
- Nënshkrimi i marrëveshjes mes Furnizuesit dhe prosumatorit