Me fillimin e aplikimit të kufizimeve me energji elektrike për konsumatorët, KEDS ka pasur në dispozicion platformat e informimit për këto kufizime. Këto platforma në baza ditore, pra në orët e hershme të mëngjesit freskohen me listat e të gjithë konsumatorëve të ndara në grupe.

Platforma ku tashmë i kemi 100 mijë konsumatorë të regjistruar, është aplikacioni eKesco. Nga ky aplikacion sapo konsumatori të regjistrojë të dhënat e saj/tij, do të pranojë njoftime automatike nga kompania për çdo gjë që lidhet me njehsorin e saj/tij. Në këtë rast, konsumatori do të pranojë paraprakisht njoftimet për kufizimet që janë duke u aplikuar për shkak të krizës energjetike.

Platformë tjetër që merr informata në kohë reale për ndërprerjen momentale të energjisë elektrike dhe po ashtu për planifikimet e ardhshme, është harta e paraqitur në ueb-faqe të KEDS. Në anën e majtë, përdoruesi duhet të shënojë shifrën e konsumatorit, në mënyrë që nëpërmjet hartës, të pranojë informacione për kufizimet që do të ndodhin në atë lokacion.

Këto dy platforma janë lehtë të qasshme dhe për një kohë të shkurtër konsumatori do të marrë informacionet e duhura. Derisa në aplikacionin eKesco konsumatori regjistrohet vetëm njëherë dhe merr informata automatike, në hartë duhet të regjistrojë vendbanimin në mënyrë që të marrë informatën e nevojshme.

Ju lutem gjeni manualet e përdorimit të këtyre dy platformave dhe si t'i qaseni atyre:

1. Udhëzuesi për aplikacionin eKesco

2. Kufizimet e planifikuara në hartë