Pjesëmarrësit e trajnimit për programin/ kualifikimin ekspert i sigurisë dhe shëndetit në punë të KEDS, patën mundësinë të njoftohen nga afër në lidhje me temën siguria në veprimtarinë minerare. Kjo u mundësua me një vizitë të radhës në terren në minierën e Trepçës.

Duke vëzhguar elementet e procesit të nxjerrjes së xehes, pjesëmarrësit patën mundësinë të njoftohen me masat e sigurisë në këtë industri. Vizita nënvizoi rëndësinë kryesore të një mjedisi të sigurt pune dhe rolin e protokolleve rigoroze të sigurisë në sektorin minerar.

Për më tepër, kjo vizitë theksoi rëndësinë e një mjedisi të sigurt pune dhe rolin madhor të sigurisë në sektorin minerar. Vizita të ngjashme ditëve në vijim janë organizuar edhe në industri tjera me risk të lartë.

KEDS mbetet gjithmonë i përkushtuar dhe bashkëpunues ndaj avancimit të çështjes së sigurisë dhe shëndetit të punonjësve.