Vjosa Berisha shihej shumë aktive në ligjëratat e gjeneratës së 10-të KEDS Academy që po vazhdojnë edhe këtë pranverë. I përgjigjej proferesorit Necati Aras, që kishte ardhur enkas nga Universiteti Bogaziçi për të ligjëruar rreth Transformimit Digjital.

“Jam shumë e lumtur të jem pjesë e kësaj akademie. Po më ndihmon shumë në avancimin tim profesional, pasi studioj në të njëjtën lëmi”, shprehet me entuziazmëm Vjosa.

Mjaft e koncentruar dhe me plot dëshirë për të marrë njohuri të reja u pa edhe Jetesa Veselaj, studentja tjetër e KEDS Academy. “Ne jetojmë në epokën digjitale, prandaj digjitalizimi është nevojë e kohës. Sa më tepër të kemi njohuri nga kjo lëmi, aq më të përgatitur jemi për të nesërmën tonë”, shpreheht Jetesa.

Ndërkohë, nxënësit e KEDS Academy janë fokusuar kryesisht në sigurinë në punë dhe kanë mbajtur ligjërata teorike për humbjet energjetike dhe janë ushtruar praktikisht për sigurinë nga trajnerët e KEDS-it, Shukri Aliu dhe Izja Mjeku.