Komunikimi sa më efektiv me konsumatorët tanë është shumë i rëndësishëm për ne, veçanërisht kur ndodhin ndërprerjet e energjisë elektrike dhe juve ju duhet informacioni ynë. Harta e punimeve në rrjet është lansuar së fundi për t’ju informuar nëse zona juaj e banimit apo e biznesit afektohet nga punimet e planifikuara.

Si ta përdorni hartën?

Zgjedhni komunën tuaj në anën e majtë të hartës dhe kërkoni për vendbanimn tuaj. Nëse sistemi ynë nuk gjen ndonjë të dhënë për atë zonë të caktuar, atëherë për momentin nuk ka punime të planifikuara në vendbanimin që juve ju intereson.

Nëse ka punime të planifikuara, atëherë ju lusim që të jeni mirëkuptues dhe të përgatiteni paraprakisht për ndërprerjen e energjisë elektrike.

Meqë punëtorët tanë nuk mund të punojnë kur energjia elektrike është nën tension, këto ndërprerje janë të pashmangshme nëse duam ta mirëmbajmë rrjetin elektrik, që vazhdimisht po modernizohet dhe rritet për të plotësuar kërkesat e mëdha të energjisë elektrike.

Mënyrë tjetër për të shikuar nëse ka punime të planifikuara në zonën tuaj të banimit, është të shkarkoni aplikacionin eKesco ose të thirrni në numrin tonë të telefonit 0800 791 00.