Reshjet e dendura të shiut dhe erërat që kanë kapluar, fillimisht rajonet e Prizrenit e të Gjakovës, më pas edhe ato të Mitrovicës dhe Pejës, përveç dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë dhe në pronat private të qytetarëve tanë, kanë shkaktuar edhe dëme në rrjetin distributiv.

Ekipet e terrenit të KEDS-it deri më tash kanë arritur të ndreqin shumicën e dëmeve të shkaktuara nga këto vërshime, megjithatë akoma po punohet në disa zona ku për shkak të vërshimeve të mëdha nuk ishte e mundur të evitohen menjëherë.

Rajoni më i prekur vazhdon të jetë Mitrovica. Gjendja me furnizim është stabilizuar në Prizren e në Gjakovë, ndërkaq në Pejë furnizimi me energji është në stabilizim e sipër.

Ekipet tona janë duke punuar akoma në disa zona ku për shkak të vërshimeve të mëdha, dëmet, të cilat janë të natyrave të ndryshme, ka qenë e pamundur të rregullohen menjëherë.  KEDS-i ka angazhuar ekipe shtesë në mënyrë që në një afat sa më optimal të evitohen të gjitha dëmet e shkaktuara si rrjedhojë e vërshimeve.

Për çfarëdo informate shtesë lidhur me gjendjen aktuale për furnizim me energji elektrike, ju mund të telefononi falas në numrin 080079100 ose të shkruani në adresën elektronike: info@keds-energy.com.

Përveç kësaj, ju lutem na informoni për ndonjë dëm të caktuar të shkaktuar si rrjedhojë e këtyre vërshimeve, që mund të paraqesë rrezik për ju dhe komunitetin tuaj. Ne jemi afër jush dhe jemi duke bërë më të mirën që të sanohen të gjitha dëmet e shkaktuara në rrjetin elektrik si pasojë e vërshimeve.

Krahas një falënderimi për bashkëpunimin tuaj, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë atyre konsumatorëve të prekur nga vërshimet që kanë kapluar një pjesë të konsiderueshme të Kosovës ditëve të fundit.