Prorektori pë Zhvillim dhe Cilësi në Universitetin e Prishtinës, Elton Bahtiri tregon për përfitimet e studentëve të UP-së nga programi KEDS Academy.

Ai veçoi pjesën e programit të Lidershipit, duke thënë që kjo po ju mundëson studentëve të këtij universiteti që të përfitojnë aftësi të ndryshme komunikuese, organizative, të dëgjimit, të menduarit kritik, të menaxhimit të kohës, etj.

Për bashkëpunimin me KEDS Academy, po ashtu ka folur edhe drejtori i Shkollës së Mesme Elektroteknike “Gjin Gazulli” në Prishtinë, Bujar Gjocaj duke thënë që është kënaqësi kur një pjesë e madhe e nxënësve të shkollës së tyre që kanë ndjekur programin KEDS Academy, janë të punësuar në KEDS sot. 

Përvojën e saj në KEDS Academy, e ka ndarë edhe studentja e gjeneratës së nëntë, Rita Kastrati, të cilën përvojë ajo e konsideron sfiduese dhe shumë më ndryshe nga të tjerat.

Në fund, Naxhije Pajaziti-Arifaj, Drejtoresha për Marrëdhënie me Publikun në KEDS, e cila ka qenë në rrjedha të programit që nga krijimi i tij në 2013, tregoi se suksesi i programit KEDS Academy ka dalur përtej kufijve të KEDS, pasi shumica e studentëve të certifikuar në program, veçse kanë pasur sukses në jetën profesionale edhe jashtë kompanisë.

Ndiqni intervistat e plota në storien e realizuar nga Tëvë.