Për t’i shtyrë vajzat e vendit tonë që të ndjekin karrierën në Teknologjinë Informative, KEDS, në kuadër të KEDS Academy ka lansuar me programin “Girls TECH”. 

Girls TECH ka për qëllim të ngrisë pjesëmarrjen e vajzave të shkollave të mesme në fushën e Teknologjisë Informative, përkatësisht në fushën e programimit.

Ku program fokus grup ka pasur 15 nxënëse nga shkollat e Mesme Profesionale, profili i Informatikës dhe Gjimnazet, klasa 12, të cilat kanë pasur shkathtësi bazike në përdorimin e Teknologjisë Informative, si dhe sukses të mirë në vitin paraprak.

15 vajza të përzgjedhura për të ndjekur Girls TECH, tanimë janë duke u avancuar në gjuhë programuese, me mbështetjen e profesionistëve të KEDS, në hapësirat e kompanisë.

Profesionistët e fushës përkatëse të KEDS në bashkëpunim me departamanetin e IT-së kanë përpiluar modulet e programit, që të jetë sa më i përshtashëm për vajzat e përzgjedhura.

Ato në fund të programit do të rrisin njohuritë dhe shkathtësitë rreth gjuhëve programuese, do të kenë mundësi të orientohen më thellësisht në studimet e mëtutjeshme si dhe do të kenë mundësi punësimi në KEDS.

Njëra nga arsyet pse hartuesit mbrapa programit kanë vendosur që ky program të ketë në thelb fushën e programimit, është fleksibiliteti i shumtë që ofron kjo fushë.

Po ashtu, për shkak të zotimit të KEDS për ta fuqizuar gruan në vendin e punës, ne vazhdimisht po krijojmë mundësi të reja për vajzat dhe gratë, në mënyrë që t'i nxisim ato drejt shfytëzimit të potencilit të plotë, kështu duke rritur edhe balancimin gjinor brenda profesioneve të ndryshme brenda kompanisë.