KEDS ka filluar me investime masive në Ulpianë dhe Dardani të Prishtinës. Aty po dyfishohen kapacitetet e rrjetit nga 10 kV në 20 kV. Pos kabllove po ndërrohen edhe trafot në të gjitha daljet që do t’u dyfishohet kapaciteti. Pra, po vendosen trafo shumë më të mëdha.

Ky projekt përfshinë në total 27 km linjë nëntokësore, 9.3 km gjatësi, 31 transformatorë të rinjë e 40 kthina. Investimi po bëhet që të përballohen mbingarkesat, sidomos gjatë dimrit dhe të krijohen dalje alternative për konsumatorët.  

Me ftohjen e kohës, vazhdimisht ka probleme, pasi një pjesë e konsumatorëve edhe në këto lagje vazhdojnë të ngrohen me energji elektrike gjatë dimrit, duke e rritur shumë ngarkesën. KEDS tashmë po e bën zgjidhjen për këtë.

Paralel me këtë, krijimi i linjave alternative do të rrisë edhe më tepër sigurinë e furnizimit, pasi nëse nodhë ndonjë defekt në një linjë, konsumatroët furnizohen nga linja tjetër dhe nuk ballafaqohet me ndërprerje.

Pra, rritja e kapaciteteve dhe ndërrimi i kabllove aty paraqet një zgjidhje afatgjatë, e vlefshme për shumë dekada të së ardhmes.

Punimet në këto lagje janë duke vazhduar me intensitet të lartë, në daljet Ulpiana, Dardania dhe Kroi i Bardhë, nga të cilat do të përfitojnë afro 50 mijë banorë të Prishtinës. I gjithë rrjeti është nëntokësor, kompatibil me planimetrinë e dy lagjeve më të urbanizuara të kryeqytetit.

Investimet në Ulpianë e Dardani janë pjesë e Mega investimit të KEDS në Prishtinë, që ka filluar tash e disa vite dhe ka për qëllim futjen e kabllove nën tokë, dyfishimin e kapaciteteve, pra kalimin nga 10 kV në 20 kV dhe krijimin e lidhjeve unazore, ku konsumatorët do të furnizohen në rast të ndonjë problemi nga daljet alternative.

Këto investime janë jetësim i përkushtimit të KEDS-it që të jetë sa më afër qytetarëve të Kosovës dhe të përmirësojë në vazhdimësi shërbimet për ta.

Njoftohuni për punimet në rrjet këtu.