Ka shumë mënyra se si mund të fillojmë të kursejmë energji në shtëpitë tona, duke filluar nga shprehitë e vogla ditore e deri te investimet më të mëdha në shtëpi që jo vetëm ndihmojnë mjedisin, por edhe reduktojnë faturat tuaja të energjisë.

Për të filluar sa më lehtë dhe mbarë me kursimin e energjisë, ky artikull bazohet në praktikat e thjeshta që Drejtoresha për Kontroll, Kontabilitet dhe Raportime Teuta Ukshini Aliu, i ka aplikuar në shtëpinë e saj duke i kursyer mbi 200 kWh për një muaj.

Teuta në një video të prodhuar nga KEDS në kuadër të fushatë së kursimit, thotë se është fokusuar kryesisht që ngrohjen me rrymë në shtëpi ta mbajë në 19 gradë celsius, rrobalarësen e ka shfrytëzuar në kapacitetin e plotë, si dhe gatimin e ushqimit kryesisht e ka bërë në pllakë të shporetit elektrik.

Një bonus këshillë për të kursyer në faturat tuaja është që ta shfrytëzoni energjinë elektrike gjatë tarifës së natës, kur dihe se çmimet e energjisë elektrike janë përgjysmë më të lira gjatë kësaj kohe. Tarifa e ulët nga data 1 tetor deri më 31 mars është prej orës 22:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit. 

Kursimin e energjisë më së miri mund ta matni dhe monitoroni përmes aplikacion eKesco. Ju rekomandojmë ta shkarkoni këtë aplikacion nëse nuk e keni në përdorim tani për tani!