Aktivitetet kanë nisur me ndriçimin e ndërtesës qendrore të KEDS me ngjyrë portokalli, një pjesë të rrugës së kryeqytetit, duke vendosur pllakate në ashensorët e ndërtesës, arkëtaret të pajisura me kravatë dhe shalle me ngjyrën simbolike dhe shumë aktivitete të tjera që do të shfaqen në vazhdimësi.

Këto aktiviteteve të zhvilluara synojnë promovimin e barazisë gjinore dhe partneritetit midis burrave dhe grave në shoqëri, komunitet e familje; ndërgjegjësimin e brezit të ri mbi rëndësinë e të qenit të gjithë së bashku në të njëjtin drejtim për të luftuar fenomene të tilla sociale, si dhuna me bazë gjinore.

Për të mbështetur gratë dhe potencialin e tyre edhe Kryeshefi Ekzekutiv i  KEDS, z. Alper Erbaş ka dhënë një mesazh:

“Përpjekja që të parandalohet dhe që t’i jepet fund dhunës me bazë gjinore ka nisur shumë vite më parë. Përderisa ne nuk bëhemi bashkë dhe ta ngremë zërin e të  veprojmë kundër dhunës, barazia nuk mund të arrihet. Ne në KEDS i përkrahim dhe i inkurajojmë punëtorët tanë në mënyrë të barabartë, duke ju ofruar hapësirë dhe mundësi të gjithëve që të zhvillohen personalisht dhe profesionalisht. Le ta bëjmë botën portokalli duke vepruar kundër padrejtësisë!”

Një avokuese e zëshme për fuqizimin e të drejtave të grave është edhe kryetarja e bordit të Limak Investments, znj. Ebru Ozdemir, e cila gjithashtu i është bashkuar iniciativës së KEDS dhe KESCO për kampanjën.

“Parandalimi i dhunës me bazë gjinore është përgjegjësi e përbashkët e burrave, grave, djemve dhe vajzave. Pra, ky është thelbi dhe mënyra më efektive për të parandaluar dhunën me baza gjinore - përgjegjësia dhe angazhimi i përbashkët ”, shprehet Ozdemir.

KEDS  dhe KESCO edhe më herët kanë zhvilluar trajnime dhe kanë organizuar aktivitete për çështjen e barazisë gjinore, ku ndër të tjera ka nënshkruar parimet e #WEPs për barazi gjinore; është vendosur kutia e ankesave në 7 distriktet; është ndërtuar dhoma për nëna gji dhënëse dhe shumë hapa të tjerë konkretë në këtë aspekt.


Kjo fushatë është krijuar nga Instituti i Parë i Lidershipit Global të Grave, të koordinuar nga Qendra për Lidershipin Global të Grave në vitin 1991. Kjo fushatë zhvillohet çdo vit, duke filluar nga 25 Nëntori (Dita Ndërkombëtare e Eleminimit të Dhunës ndaj Grave) deri më 10 Dhjetor (Dita Ndërkombëtare e Të Drejtave Të Njeriut), duke përfshirë data të tjera të rëndësishme. Fushata e 16 ditëve përdoret si një strategji organizimi nga individë dhe grupe në tërë botën për eleminimin e dhunës ndaj vajzave dhe grave.