Pas takimeve të vazhdueshme të realizuara mes KEDS dhe Ofruesve të Shërbimeve të Internetit (ISP), KEDS fton operatorët e këtyre shërbimeve t’i bashkangjiten projekteve investive në zonat të cilat janë përzgjedhur në këtë fazë nga KEDS.

Thirrja për Ofruesit e Shërbimeve të Internetit (ISP) për të shprehur dëshirën e tyre dhe gatishmërinë për të bashkë-investuar në zonat e përzgjedhura nga KEDS është e hapur deri më 14.05.2021.

Ofruesve të Shërbimeve të Internetit (ISP) të cilët janë të interesuar t’i bashkangjiten projekteve tona në zonat e përcaktuara, u kërkohet që shkresën zyrtare në të cilën e shprehin dëshirën e tyre për t’u bashkangjitur në këto investime të përbashkëta t’a adresojnë në Departamentin e Investimeve të KEDS deri më datën e lartëcekur.  

Në fazën e parë, subjekti i investimit të përbashkët do të jetë mes Kutisë së Matësit të Shpërndarjes  dhe objektit (faza e Lidhjes së Shtëpisë, pra sekondare).

Pilot projektet do të implementohen në rajonin e Prishtinës në kuadër të projekteve të Përforcimit të Rrjetit të KEDS 2020. (Shih linkun për të parë rajonin).

Në rast se, ky bashkëpunim rezulton me sukses në këtë faze provuese, atëherë një proces i ngjashëm i bashkëpunimit do të ndiqet edhe në distriktet tjera në kuadër të projekteve të reja të investimeve të KEDS.

Kliko këtu për të shkarkuar deklaratën drejtuar ISP-ve.