Kriza e thelluar energjetike, mbingarkesat e sistemit elektro-energjetik, rritja e konsumit si pasojë e ngrohjes, diferenca e lartë në mes konsumit dhe prodhimit kanë bërë që të ndërmerren kufizime të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët.

Konsumatorët mund të njoftohen për kufizimet e planifikuara përmes aplikacionit eKesco (shkarkoni këtu). Të gjithë ata konsumatorë që nuk kanë llogari në këtë aplikacion mund të regjistrohen tani. Nevojitet një email adresë si dhe shifra e konsumatorit e cila gjenedet në anën e sipërme të faturës suaj, për të krijuar llogari në këtë aplikacion.

Po ashtu, në ueb-faqe të KEDS, përmes hartës (gjeni këtu) konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton.

Në anën e majtë, përdoruesi duhet të shënojë shifrën e konsumatorit në mënyrë që nëpërmjet hartës, të pranojë informacione për kufizimet që do të ndodhin në atë lokacion. 

Lusim konsumatorët të cilët nuk kanë llogari të hapur në aplikacionin eKesco,ta hapin atë (shkarkoni këtu), si dhe të përcjellin ueb-faqen e KEDS për t’u informuar për këto kufizime.

Për lehtësimin e kësaj situate gjatë kufizimeve të energjisë elektrike, ju lutemi të bëni shkyçjen e pajisjeve elektrike sipas mundësisë, gjatë kohës kur keni kufizime, në veçanti ngrohjen, sepse kjo po e vështirëson rikyçjen e energjisë elektrike për shkak të ngarkesave të mëdha në linja.