Mungesa e energjisë elektrike na bezdisë të gjithëve, por nganjëherë për shkak të punimeve të planifikuara që KEDS i realizon në rrjet, është e pashmangshme ndalja e saj.

Këto punime ndodhin për arsye të ndryshme, si për konvertimin e linjave nga 10kV në 20kV, shqyrtimin e mbrojtjeve rele, për investimin në rrjet, siguri të sistemit, etj.

Mirëpo, për një organizim sa më të mirë të punëve tona dhe që ndalja e energjisë elektrike të mos afektojë aktivitetet tona ditore, është e rëndësishme ta dimë orarin e punimeve në rrjet, para se të ndodhin ato.

Orari i punimeve të planifikuara rifreskohet në baza ditore, dhe zakonisht ju informoheni 24-48 orë paraprakisht.

Për të parë detajet e punimeve të planifikuara në çdo kohë që ju intereson, klikoni në faqen Njoftime për punime në rrjet.

Për një qasje të lehtë në punime shkoni te Harta e Punimeve, po në këtë faqe, pastaj zgjedhni qytetin ku jetoni, dhe menjëherë do të shfaqen njoftimet se a ka punime në vendin ku ju jetoni.

Mundësi e mirë për t'u njoftuar për punime është edhe aplikacioni eKesco.

Posa të regjistroni njehsorin tuaj në aplikacion, ju do të pranoni automatikisht njoftime sa herë që vendbanimi juaj afektohet nga punimet.

Për informata më të hollësishme lidhur me punimet në lokalitetin tuaj nëpërmjet webfaqes, shikoni videon më poshtë: