Për nder të festës së 8 Marsit, Ditës së Gruas, KEDS dhe KESCO kanë përgatitur dhe lansuar video-kampanjën “Ne jemi…” me 50 punonjësit e kompanisë, jo për të kërkuar të drejta, por për të promovuar barazinë gjinore dhe diversitetin brenda kompanisë.

Duke reflektuar përpjekjet kolektive të të gjithëve brenda kompanisë, kjo video tutje nxjerr në pah harmoninë dhe dëshirën për të kontribuar në kauzat për të drejta dhe barazi gjinore.

Qëllimi i video-kampanjës ishte të promovohet vetëm barazia, si koncept dhe vlerë thelbësore e një shoqërie demokratike dhe kulture korporative, që investon në barazi.

Mesazhi për të gjitha gratë ka qenë ky: vazhdoni të jeni të jashtëzakonshme, vizionare, shkenctare, luftarake…. gjithçka që ju dëshironi të jeni sepse e ardhmja i takon zgjedhjes së lirë dhe barazisë.

Videon mund ta ndiqni në rrjetet sociale të KEDS dhe KESCO: Facebook, Instagram, Linkedin dhe Twitter.

*Ky shkrim fillimisht është botuar në numrin 40 të revistës 'ENERGY'.