Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS-it, z. Alper Erbas dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT-it, z. Ilir Shala nënshkruan të hënën Marrëveshjen e Kyçjes, konform Metodologjisë së Taksave të Kyçjes, për nenstacionet e reja:

- NS 220/10(20) kV - Malisheva dhe
 - NS 110/10 (20) kV - Ferizaj 3.

Kjo nënkupton avancim të bashkëpunimit të dy kompanive në sektorin e energjisë elektrike, prej nga përfitues direkt janë qytetarët e Kosovës. Konkretisht, pas përfunditmit të këtyre projekteve do të kenë shërbime shumë më kualitative qytetarët e Malishevës dhe Ferizajt.