Dhjetor 15, 2020
SCADA - Bota digjitale e KEDS
SCADA është një sistem softwuerësh që i mundëson KEDS-it të bëjë monitorimin dhe kontrollimin e rrjetit në mënyrë digjitale. Ky sistem mundëson që në daljet e tensionit të mesëm të operohet online përmes kompjuterit, tabletit apo telefonit mobil.
Intervenimi përmes SCADA-s është shumë më i shpejtë, më efikas dhe merr shumë më pak kohë deri të rifunksionalizimi i rrjetit në rast të ndonjë interferimi të papritur. Në momentin kur një dalje që furnizon konsumatorë është jashtë funksionit për shkak të ndonjë ndodhie, operatorët e vendosur në qendrën e kontrollit e marrin informatën në kohë reale. Informacioni menjëherë transferohet tek ekipet që janë në terren. Pas rregullimeve dhe punëve në terren, furnizimi i daljes bëhet menjëherë nga operatorët përmes SCADA-s.
SCADA operon përmes zyrës qendrore në Prishtinë, që është e pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit. Instalimi i këtij sistemi, si pjesë e digjitalizimit të rrjetit elektrik të Kosovës është bërë të reduktohet kohëzgjatja e ndalesave të energjisë elektrike, të zvogëlohen humbjet teknike dhe komerciale, reagimi i menjëhershëm në rast të ndonjë defekti, sikurse kontrollimi i pajisjeve të rrjetit nga distanca.
Instalimi i sistemeve si i SCADA-s janë përmbushje e vizonit të KEDS-it që të jetë në hap me kohën dhe të ofrojë shërbime gjithnjë përmes fjalës së fundit të teknologjisë, prej nga përfitojnë direkt konsumatorët kosovarë.
Benefitet e SCADA janë:
- Ndihmon në monitorimin dhe kontrollimin e të gjithë rrjetit të shpërndarjes në mënyrë efikase dhe të besueshme;
- Përmirëson shpejtësinë dhe saktësinë e parashikimeve të ndërprerjeve;
- Ndihmon në rritjen e kënaqshmërisë së konsumatorëve sa i përket furnizimit me energji elektrike;
- Zvogëlon kohëzgjatjen e prishjeve;
- Zvogëlon humbjet teknike duke zbatuar teknika të përmirësuara të analizës;
- Arrin të mundësojë kontrollimin nga distanca të rrjetit instalues dhe pajisjeve
- Arrin të zvogëlojë çdo manovër të rrezikshme në këndvështrimin e shëndetit dhe sigurisë në punë.