
Tri pyetje dhe tri përgjigje
1. Çka është sfiduese në punë për ty?
Çdo punë ka nevojë për përkushtim, dashuri dhe energji pozitive. Kam më shumë se 13 vite në KEK dhe KEDS, megjithatë, kam prekur nga afër pothuajse të gjitha rolet brenda Distriktit të Mitrovicës. Në këto vite me plot dinamizëm dhe ndryshime brenda kompanisë, i gjithë angazhimi im me bashkëpunëtorët, kanë ndikuar mjaft shumë në rritjen dhe zhvillimin e distriktit dhe kompanisë, dhe se fryma e punëve tona si grup, është një shembull motivimi edhe për distriktet dhe kompanitë tjera. Bashkëpunimi i mirë me të gjithë stafin e distriktit dhe kolegët tjerë nga qendra kryesore na vendos përtej punëve sfiduese.
2. Ndonjë karakteristikë apo diçka të veçantë për distriktin tuaj?
Në distriktin tonë sigurohemi që çdo veprim që bën kompania apo ndryshe çdo pritshmëri që menaxhmenti ka për të ardhmen, ta konvertojmë në gjuhën e arritshmërisë tonë të përbashkët, për të treguar se qëllimi (përkushtimi) ynë është të japim maksimumin nga vetja, për të arritur synimet dhe të qenurit shembull edhe për të tjerët.
3. Sikur ta kishe një shkop magjik, çfarë do të ndryshoje?
Puna, angazhimi dhe vendosmëria, padyshim që do të reflektonin në ndryshim. Kur e kthej kokën mbrapa, jam mirënjohës dhe i gatshëm për të vazhduar përpara me përkushtim edhe më të madh për të ngritur kompaninë edhe më lart. Gjithmonë pozitiv, i gatshëm për të punuar, që të jap më shumë se pritshmëritë.