Si pjesë e digjitalizimit të rrjetit, KEDS ndërtoi platformën Kosovanet, për të monitoruar çdo lëvizje në rrjetin elektrik. Platforma kontribuon në rrjedhshmërinë e punëve duke u bërë pjesë e pandashme e operimit të ekipeve të prishjeve dhe nivelit organizativ.  


Kosovanet solli më tepër saktësi, shpejtësi dhe efikasitet në zbulimin e secilës ndodhi në rrjetin e shpërndarjes. Kosovanet është një armë e fuqishme mbështetëse që ofron funksionim shumë më të mirë të rrjetit duke qenë në vendin e ngjarjes në kohën më të shkurtër të mundshme.

Pra, Kosovanet ka afruar edhe më shumë KEDS-in me konsumatorë.

Njëra nga përparësitë kryesore të programit është lokalizimi i thirrjeve në hartë. Kjo veçori të cilën e ofron programi ndihmon shumë që të kemi një pasqyrë të qartë se ku saktësisht gjendet konsumatori dhe na kursen kohë deri në gjetjen e tij, duke reduktuar në një masë të madhe kohën e reagimit të ekipeve tona. Konsumatorët kanë përfituar nga ana e lokalizimit dhe intervenimit në interval sa më të shkurtër kohor.

Një tjetër mundësi e mirë që ofron programi, është edhe ruajtja e informatave të operimeve dhe të të gjitha detajeve, gjë e cila na mundëson krijimin e një databaze të daljeve problematike dhe historikut të paraqitjeve të tyre në daljen e caktuar. Në kuadër të Kosovanet është edhe Kosova-Map, që ofron pasqyrim të ndërprerjeve në kohë reale të të gjitha distrikteve dhe nëndistrikteve.

Disa nga veçoritë e programit Kosovanet:

-           Lokacioni i TS 10(20)/0.4kV dhe i thirrjeve në hartë

-           Evidentimi i lokacioneve të konsumatorëve

-           Lokalizimi i konsumatorit

-           Historiku i operimeve

-           Pasqyra e intervenimeve në kohë reale për Kosovën