Kontrollohu Rozafat - është mesazh identifikues i kampanjës së KEDS dedikuar kauzës ndërgjegjësuese ndaj kancerit të gjirit. 

Për t’i dhënë jehonë kësaj kauze, një ekip nga KEDS e KESCO në fundjavë u ngjitën në majën më të lartë të Kosovës. Gjeravica (2656 m e lartë), duket pothuajse nga të gjitha anët e Kosovës, si një mal gjigant që qëndron i vetëm dhe i patrembur.

Kolegët tanë Rudini, Bujari, Eglantina, Margarita, Shukriu, Samiu dhe Kreshniku me vullnet për ta mbështetur iniciativën, sfiduan veten duke u ngjitur suksesshëm në cak.

Ky aktivitet njëherit simbolizon se serioziteti dhe ndërgjegjësimi ndaj kësaj sëmundjeje duhet të kryesojë në krye të prioriteteve tona, por edhe të vetëdijesojë shoqërinë që t’i jep më shumë vëmendje sëmundjes.

Ngjitja drejt Gjeravicës ekipit pjesëmarrës i mori afërsisht 4 orë, ku edhe shijuan një pamje panoramike nga lart.

Kombinimi i hikingut me kauzën po ashtu u dha kolegëve mundësinë për të bërë ndikim pozitiv në shoqëri, ndërkohë që përjetuan edhe bukurinë e natyrës së maleve të Deçanit. Hiking është po ashtu një mënyrë e shkëlqyer për t'u lidhur me natyrën, për të qëndruar aktiv dhe për të sfiduar veten fizikisht dhe mentalisht.

Si pjesë e të njejtës kampanjë, një tjetër ekip nga KEDS dhe KESCO ju bashkua ecjes tradicionale "Race for the Cure", ku kemi bashkëpunuar me Kryeqytetin e Prishtinës përkatësisht Drejtorinë e Shëndetësisë dhe organizatën Renesansa për të ndihmuar në ngritjen e fondeve përmes blerjes së 100 maicave, mjete këto që u dedikohen blerjes së pajisjeve për gratë e prekura nga kjo sëmundje.

Falënderojmë secilin punonjës që iu bashkua aktivitetit dhe që dedikuan kohën e tyre për këtë kauzë me peshë.