Korrik 27, 2023
KEDS pjesëmarrës në seminarin për profesionistët e sigurisë kibernetike
Në lidhje me sfidat e sotme dhe ndërtimit të kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike, KEDS mori pjesë në Ushtrimin e Tavolinës (TTX) që u mbajt për profesionistët e sigurisë kibernetike nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Ushtrimi u organizua nga Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturave në SH.B.A. (CISA), së bashku me Fondacionin e Kërkimit dhe Zhvillimit të Sh.B.A-së (CRDF Global) dhe u mbajt në Shkup në datat 3-4 korrik, 2023.
Ky seminar për ndërtimin e kapaciteteve përmes ushtrimeve TTX kishte për synim të përmirësoj aftësitë e pjesëmarrësve të përzgjedhur në testimin dhe vlerësimin e strukturave, proceseve dhe aftësive koordinuese të qeverisë në lidhje me reagimin dhe rikuperimin e ngjarjeve kibernetike, dhe të siguroi një bazë për palët e interesuara të qeverisë që të vetë-identifikonin dhe të adresonin çështjet që lidhen me aftësitë e reagimit ndaj incidenteve të sigurisë kibernetike dhe mangësitë e procesit.
Kjo ngjarje e organizuar përfundoj me një raport pas veprimit që ofroi një rishikim analitik të performancës dhe rezultateve nga ushtrimi TTX dhe identifikoi sukseset dhe boshllëqet në aftësitë e reagimit. Një përmbledhje e raportit do u dërgohet të gjithë delegatëve pjesëmarrës së bashku me certifikatën e tyre të pjesëmarrjes dhe do të bashkëndahet me ambasadat e SHBA në secilin prej vendeve të origjinës, duke ofruar mundësi planifikimi për ndërtimin e ardhshëm të kapaciteteve kibernetike dhe si dhe bashkëpunimit në rajon.
Në këtë linjë, përfaqësuesi ynë z. Luan Gashi, i cili është Menaxher i Departamentit të Sigurisë Kibernetike tha se “CISA (faqja e internetit me gjithë përmbajtjen e saj) ka qenë gjithmonë burimi im primar ku marr informacionet dhe njohuritë e mia për Infrastrukturat Kritike, veçanërisht sektorin e energjisë ku bën pjesë kompania jonë. I ngazëllyer dhe i nderuar të takoj ekspertë të lartë të kësaj agjencie që kryejnë një TTX për reagimin ndaj Incidenteve Kibernetike, të cilët duke ndanë informacionin dhe praktikat më të mira me të gjithëve, e ku shumë prej të cilave po zbatohen dhe përmirësohen edhe në kompaninë tonë