KEDS për vitin e pestë me radhë po shënon Javën Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë (23-27 tetor).

Tema e Agjencisë Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë këtë vit është ​"Sigurimi i parandalimit efektiv në botën dixhitale të punës", por aktivitetet tona janë më gjenerale dhe kanë për qëllim promovimin e praktikave të punës së sigurt, si dhe të një ambienti sa më të shëndetshëm të punës.

Simulimi për evakuim

Pas përgatitjeve të shumta me partnerët lokal, për Javën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, realizuam planin e evakuimit në ndërtesën e KEDS-it në Ferizaj.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve që na ndihmuan që ky simulim me pas sukses!

Njohje mbi sigurinë në shkollën fillore "Osmail Qemaili"

Se çka ju nevojitet fëmijëve të dinë për sigurinë ndaj energjisë elektrike, folëm me nxënësit e klasës së gjashtë në shkollën Ismail Qemali në Prishtinë.

Përmes broshurave informuese, pajisjeve mbrojtëse që ata patën rastin t’i shohin si përdoren dhe pyetjeve që ata duhet t'i dinë, i shtjelluam konceptet bazike të Sigurisë.

Ky aktivitet po ashtu ka shënuar ditën e fundit të Javës Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë.