Gusht 01, 2021
Fushata #BashkëPërSigurinë
Siguria vjen para çdo gjëje në kompaninë tonë. Kjo sepse në industrinë energjetike siguria ka rëndësi të madhe andaj edhe ne kemi marrë të gjithë hapat për të qenë më se të kujdesshëm kur punojmë rreth energjisë elektrike.
Nëpërmjet fushatës #BashkëpërSigurinë ne shfaqim fakte, praktika dhe këshillat më të mira se si të jemi të sigurt rreth energjisë elektrike.
Kjo fushatë ka për qëllim ta përhapë mesazhin e të qenit të vëmendshëm dhe kujdesshëm kur jemi përreth energjisë elektrike, në mënyrë që të shmangim situatat e rrezikshme dhe të eliminojmë incidentet apo aksidentet e mundshme.
Siguria ka qenë gjithmonë e ndërlidhur ngushtë me industrinë e energjetikës andaj për t’u kujdesur për këtë aspekt tejet të rëndësishëm, KEDS ka themeluar Qendrën e Trajnimeve në vitin 2018, që operon suksesshëm edhe sot.
Se si funksionon Qendra e Trajnimeve, shih videon.
Për të shënuar këtë ditë ne realizuam një video të shkurtër ilustrative, që jep këshilla sigurie për të gjithë ata që punojnë tokën gjatë muajve të frytshëm të verës.
Mbani mend: Para se të filloni ta punoni tokën, së pari sigurohuni që ajo zonë është tërësisht e sigurt!
Për të ndihmuar në parandalimin e incidenteve gjatë gërmimit, si dhe për t’ju informuar për rreziqet eventuale që mund të shkaktohen nëse dëmtohen kabllot elektrike nëntokësore, ne po i ndajmë me ju disa këshilla, që mund t'i gjeni në videon më lartë.
Këshilla sigurie për oborr/kopsht
Meqenëse në stinën e verës, një pjesë të madhe të kohës e kalojmë në kopsht të shtëpisë duke u relaksuar, është e pashmangshme t’i ikim disa punëve të oborrit, të cilat punë do të ishte e pamundur t'i kryenim pa energji elektrike.
Për këtë arsye, fushata mujore #bashkëpërsigurinë në muajin gusht u fokusua në këshilla të sigurisë për rreziqet që mund t’i hasim kur jemi duke punuar në kopshtin apo oborrin e shtëpisë, e që ndërlidhen direkt me energjinë elektrike. Me një kujdes më të shtuar, mund t’i shmangim edhe incidentet më të vogla.
Këshilla sigurie për fëmijë
Me këto këshilla ne duam t’ju kujtojmë të gjithë fëmijëve, që duke qenë mirë të informuar për energjinë elektrike, ne mund të shmangim situata të rrezikshme dhe të qëndrojmë të sigurt gjatë tërë vitit.
Për të parë më shumë për të gjitha këto këshilla, kërko "Bashke per sigurine" në facebook të KEDS.