U organizua aktiviteti me fëmijët e punëtorëve të KEDS dhe KESCO, ku të gjithë u thirrën të vizatojnë kompaninë ky prindi i tyre punon. Vizatimet më të mira u përzgjodhën për t'u ekspozuar në hapësirat e ndërtesës qendrore të KEDS, kurse fituesit u shpërblyen me nga një tablet.

Aktiviteti u organizua në kuadër të përgjegjësisë shoqërore të kompanisë, ku qëllimi ishte të ftojmë fëmijët të bëjnë punë kreative dhe të njihen më shumë me punën e prindërve të tyre.

KEDS përkrah dhe angazhon vazhdimisht fëmijët përmes programeve të shumta siç janë KEDS Kids Academy, vizita në zyret qendrore të KEDS, vizita në Qendrën e Trajnimit, ligjërata për efiçiencën, lojëra shpërblyese, donacione të shumta në libra dhe tabletë, dhe shumë projekte të tjera.

Ndërkaq, për Ditën e Tokës, KEDS ka dhuruar po ashtu tabletë për ndjekësit e faqes tonë në Facebook, të cilët kanë marrë pjesë në lojën shpërblyese duke na dërguar foto si mbjellja e luleve ose fidanëve, pastrimi në hapësirat publike, rregullimi i kopshtit etj. Qëllimi i kësaj iniciative ka qenë që secili të kontribuojë në ambientin ku jeton, duke e bërë atë më të pastër e të gjelbër. 

Ne jemi pranë jush gjithmonë, duke ju ofruar siguri dhe përkrahje maksimale.