
Zhurmë në asetet energjetike
Rasti i radhës për të cilin kemi përgatitur këshilla të sigurisë është: Një kabllo në tokë po bën shumë zhurmë
Për shkak të konsumit të lartë, kabllot elektrike mund të ngarkohen më shumë sesa që është kapaciteti i tyre. Ky efekt që ndodhë në këto raste quhet mbingarkesë dhe kjo është arsyeja kryesore pse kabllot elektrike bëjnë zhurmë.
Çka duhet të bëni:
Ju nuk duhet të bëheni kuriozë dhe të afroheni afër këtyre kabllove, por duhet të qëndroni në distancë të sigurt nga to. Nëse zhurma është e vazhdueshme, ju lutem telefononi në Qendrën e Thirrjeve të KEDS-it dhe menjëherë ekipet përgjegjëse do të intervenojnë në vendin e ngjarjes.
Brenda shtëpisë
Nëse zhurma vjen brenda shtëpisë, kjo shkaktohet nga defektet e mundshme në pajisjet elektro-shtëpiake apo kontaktet e lira në instalimin e brendshëm elektrik. Në raste të tilla ju duhet që të largoni pajisjen elektro-shtëpiake nga burimi i energjisë dhe asesi të kyçni pajisje tjetër në burimin e njejtë.
Pasi të keni larguar pajisjen elektro-shtëpiake, ju duhet të kontaktoni menjëherë një elektricist për të inspektuar situatën e krijuar.