
KEDS - pjesë e manifestimit tradicional “Zbulimi i hershëm-mbijetesë”
Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS-it, Alpin Dogan, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e kompanisë, morën pjesë në manifestimin tradicional informativ-kulturor, “Zbulimi i hershëm-mbijetesë”.
Ky manifestim, i cili u organizua nën patronazhin e presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, dhe që u mbajt në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë, është vetëm njëri nga aktivitetet në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, mbështetës i vazhdueshëm i të cilit është KEDS-i përgjatë tërë muajit.
“KEDS përgjatë këtij muaji po mbështet iniciativat e rëndësishme për të ndihmuar në ndërgjegjësimin dhe në mbështetjen e grave në luftën kundër kancerit të gjirit”, tha Kryeshefi Ekzekutiv, Alpin Dogan.
Presidentes, gjatë këtij manifestimi, si mbështetëse e kësaj kauze, iu dhurua si shenjë falënderimi nga punëtorët e kompanisë një kapelë rozë me sloganin Roz - Kontrollohu - Afat të fushatës së komanisë.
Ky simbol është insipiruar nga legjenda e lashtë e Rozafatit, duke gjetur kuptim në vet emrin e personazhit dhe luftën e saj për të mbetur në jetë.
Porosia jonë përmes kësaj kampanje ka të bëjë me ngritjen e vetëdijes për rrezikun e sëmundjes dhe afatin (kohën) e shkurtër brenda të cilës ne (sidomos gratë) duhet të veprojmë. Por pjesë e kampanjës natyrisht është edhe solidarizimi me gratë veçse të prekura me këtë sëmundje.
Për ta shënuar këtë kauzë, kompania fillimisht është përkujdesur që nëpërmjet njoftimeve t’i bëjë thirrje punonjësve gra që të kujdesen për shëndetin e tyre, t’i bëjnë kontrollet e nevojshme sistematike duke e shfrytëzuar sigurimin shëndetësor që ua ofron kompania.
Ndërkohë kemi përkrahur edhe gratë e prekura me kancer të gjirit në Kosovë, përmes donacioneve dhe mbështetjeve materiale ose me pajisje për organizatat dhe spitalet që bëjnë shpërndarjen e këtyre donacioneve në vendet adekuate.