Kur mund të aplikoni?
Duke filluar nga data 24 tetor 2022 deri më datë 11 nëntor 2022.

Ku mund të aplikoni?
Në Zyrën Qendrore të KEDS në Bulevardin Bill Clinton Nr.5 në Prishtinë, ose në e-mail adresën apply@keds-energy.com.

Kush mund të aplikojë?
Studentët e Universiteteve Publike në Republikën e Kosovës që janë duke ndjekur ligjëratat e vitit të fundit akademik, viti i tretë i studimeve, si dhe nxënësit e Shkollave të Mesme Profesionale viti i fundit i shkollimit (klasa e 12-të).

FAKULTETI DREJTIMI NOTA MESATARE
Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike - Elektroenergjetikë
- Inxhinieri Kompjuterike
6.5
7.5
Ndërtimtari - Konstruksione 6.5
Shkenca Matematikore - Matematikë 7.0
Juridik - Juridik i Përgjithshëm 8.0
Inxhinieri Mekanike - Komunikacion dhe Transport 7.0
Ekonomik - Menaxhement 7.5

Të drejtë aplikimi kanë studentët dhe nxënësit e këtyre drejtimeve/ profileve si në vijim:

SHKOLLA E MESME PROFESIONALE PROFILI NOTA MESATARE
Drejtimi Elektroteknikë -Profili Energjetikë
-Instalues Elektrikë
-Makina Elektrike
3.0

Kriteret e përgjithshme për përzgjedhjen e studentëve:

- Shkathtësi të mira në përdorimin e Teknologjisë Informative.

- Shkathtësi të mira të komunikimit.

- Njohja e gjuhës angleze e obligueshme.

Kriteret e përgjithshme për përzgjedhjen e nxënësve:

- Suksesi në vitin paraprak (minimum me sukses të mirë).

- Shkathtësi të mira në përdorimin e Teknologjisë Informative.

- Shkathtësi të mira të komunikimit.

- Njohja e gjuhës angleze përparësi.

Pse duhet të aplikoni?

Që të përfitoni njohuri/shkathtësi për integrim më të lehtë në tregun e punës, si dhe për zhvillim të vazhdueshëm profesional. Një mundësi më shumë në përfitimin e përvojave dhe ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare. Mundësi për t’u inkuadruar në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Çka ju nevojitet për aplikim?

Për studentët e Universitetit:

  • Formulari i plotësuar i shkarkuar nga web-faqja e KEDS.
  • Transkripti i notave për vitin paraprak.
  • Dëshmi (vërtetim) se jeni student i rregullt në vitin e tretë akademik.
  • Si dhe dëshmi tjera të përshkruara në formularin e aplikimit.

Për nxënësit e shkollave të mesme:

  • Formulari i plotësuar i shkarkuar nga web-faqja e KEDS.
  • Certifikata e notave për vitin paraprak (klasa e 11-të).
  • Si dhe dëshmi tjera të përshkruara në formularin e aplikimit.

Si mund të aplikoni?

Për të aplikuar, luteni të plotësoni formularin e aplikimit që mund ta shkarkoni në web-faqen e KEDS: https://www.keds-energy.com/.

Pas aplikimit, kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara më lart mund të hynë në garë për të qenë pjesë e programit. Kandidatët e përzgjedhur do të kalojnë nëpër një proces të vlerësimit si: test me shkrim dhe intervistë me gojë.

Kandidatët të cilët do të tregojnë rezultate pozitive në testin me shkrim, do t’i nënshtrohen intervistës me gojë. Pas fazës intervistuese, kandidatët e suksesshëm do të konsiderohen pjesë e programit.