“Më lejoni të them se pjesëmarrja aktive e grave në jetën publike, fuqizimi është një e drejtë dhe domosdoshmëri. E kemi edhe në Kushtetutë e ligje, sikurse edhe rezoluta. Ato s'mund të mbesin një copë letër, por duhet të jenë domosdoshmëri. Përderisa gratë nuk janë pjesë e tregut të punës, Kosova dështon ekonomikisht. Guxoni!", tha kryeparlamentarja , znj. Vjosa Osmani, në ngjarjen e organizuar nga KEDS, me rastin e zotimit për implementimin e parimeve të UN Women pë fuqizimin e gruas në vendin e punes dhe komunitet.

Ajo ka prorositur gratë të punojmë ndershmërisht për një Kosovë më të mirë, që të thonë nesër që nuk u fshehëm, nuk u trembëm, por ofruam tërë punën dhe kapacitetin, përkushtimin dhe ngritëm zërin, u përballëm me burrat e ofruam bashkëpunim me ata që deshën këtë.


Nëse punojmë bashkë ditët më të mira janë para nesh. Besoj se ju inspiroheni nga shumë emra zonjash që janë këtu. Investimi në barazi nënkupton investim më të ardhmen. Emancipimi i gruas ka lidhje direkte me një shtet shumë më të zhvilluar. Kur gratë kamë mundësi, ato shkëlqejnë dhe ju të gjithë e dini. Si kryeparlamentare do të punoj shumë në fuqizimin e gruas