KEDS Academy tash e 8 vite po mundëson zhvillimin e kompetencave profesionale për nxënësit dhe studentët kosovar. Programi mbetet lidhja konkrete e arsimit me tregun e punës dhe jo vetëm.

Meqenëse studentët nga gjeneratat e 8-të veçse kanë filluar punën praktike në departamente të ndryshme të KEDS, ata tashmë po njoftohen dhe po mendojnë për zgjidhje reale të problemeve, pra duke qenë dhe duke dhënë kontributin e tyre në vendin e ngjarjes.

Pjesa praktike është jetësim i ligjëratave teorike që këta studentë i kanë ndjekur tash e disa muaj, kryesisht nëpërmjet platformave online për shkak të pandemisë.

Të pyetur rreth përshtypjeve të tyre për KEDS Academy, të gjithë studentët e kësaj gjenerate patën fjalë tejet të mira ta përshkruajnë përvojën e tyre në këtë program. Njëra nga studentet madje u shpreh:

Kjo akademi më ka dhënë edhe më shumë motiv në fushën e elektroenergjetikës dhe më ka hapur horizonte të reja.

Ky program një vjeçar i cili udhëhiqet nga profesionistë vendor dhe të huaj, po inspiron dhe po nxitë pjesëmarrësit drejt suksesit të garantuar. Një tjetër student poashtu foli për përshtypjen e tij për programin KEDS Academy duke thënë:

 Nga programi KEDS Academy unë po fitoj shumë dhe mendoj se njohuritë e marra nga ky program do të me ndihmojnë shumë që të bëhem një inxhinier sa më i zoti. 

Për më shumë, shih videon më poshtë:

Ndërsa, kur u pyetën ta përshkruajnë programin KEDS Academy me një fjalë, disa nga fjalët që studentët përmendën ishin: energji të re, bashkëpunim, mendim kritik, shkathtësi të reja, etj. Shih videon për më shumë:

KEDS Academy është pra - vendi i mundësive për të rinjtë energjik të vendit!