Jemi të lumtur të ndajmë me ju këtë moment të veçantë të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit nga Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, z. Alpin Dogan dhe znj. Sebahate Hajdini Beqiri, Drejtoreshë Ekzekutive e Down Syndrome Kosova.

Ky zotim i sotëm do të sjellë kolegë të rinj nga Down Syndrome Kosova në ambientet tona të punës, duke e çuar më tej bashkëpunimin tonë në këtë rrugëtim të përbashkët për të diversifikuar vendin tonë të punës dhe për të pasuruar jetën e njerëzve me DS.

Siç e tha z. Dogan: "Ky bashkëpunim që po e fillojmë sot është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të frytshëm dhe të vazhdueshëm mes dy institucioneve tona." 

Si kompani, ne jemi vazhdimisht aktivë në ndërtimin e një vendi pune të larmishëm dhe gjithëpërfshirës, ku çdo individ shquhet për perspektivat dhe talentet unike që sjell në tryezë.

Kjo nuk është hera e parë që KEDS ka punësuar njerëz me Sindromën Down në kompani, njëherit duke kontribuar në thyerjen e barrierave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara.